Lajme

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

Ndryshojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, preken disa prej strukturave dhe funksioneve drejtuese, mënyra e emërimit të drejtuesve, organizimi territorial dhe sistemi i gradave.

Një prej risive lidhet me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas përfundimit të detyrës, ai do të ketë mundësi të rikthehet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, por jo të emërohet sërish në postin që ka mbajtur.

NEWS  Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetitNdryshimi rikthen mundësinë e angazhimit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm në nivelet drejtuese, pasi ligji i mëparshëm nuk e lejonte këtë rikthim dhe parashikonte që pas përfundimit të mandatit ai mund të shërbente vetëm si këshilltar.

Risi ka edhe në mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të komisariateve dhe drejtorive. Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke rikthyer skemën e parashikuar para ndryshimeve të vitit 2024.

NEWS  Hetimet për dosjen e AKSHI-t, SPAK thërret Xhenila Tamizi, biznesmeni Ermal Beqiri bleu në emër të saj një jaht luksoz! Kush është e reja, punonjëse e “Soft&SolutionsLigji i vitit 2024 parashikonte që për këto funksione të zhvillohej një procedurë konkurrimi, ndërsa ndryshimet e reja ia rikthejnë kompetencën e emërimit Drejtorit të Përgjithshëm.

Në kuadër të riorganizimit territorial, rikthehet gjithashtu “Posta e Policisë”, si një nga strukturat bazë të organizimit të shërbimit policor në territor.

Ndërhyrje janë bërë edhe në sistemin e gradave, me rishikime që lidhen me organizimin dhe funksionimin e tyre brenda Policisë së Shtetit.

NEWS  Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat, çfarë duhet të diniNdryshimet ligjore sjellin kështu një riorganizim të disa hallkave të strukturës policore, duke përcaktuar kompetenca dhe mënyra të reja për funksionet drejtuese dhe organizimin e shërbimit.

Të Ngjashme