Lajme

Hysen Durmishi tërhiqet nga lista zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje

Zyrtari i VV-së, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi publik, Durmishi bëri të ditur se vendimi është marrë me kërkesën e tij dhe pas konsultimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje.

E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë.

Të Ngjashme