Lajme

I dha sot fund jetës, 30-vjeçarja e afërmja e deputetit shqiptar (EMRI/Foto)

Vajza e cila dyshohet se kreu vetvrasje në Podujevë, është familjare e ish deputetit nga Levizja Vetvendosje

Ditën e sotme në media u raportua për një ngjarje të rëndë në Podujevë, ku një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete.

Sipas informacioneve, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçe.

Burimet për mediat kosovare bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.

NEWS  20-vjeçari vritet me thikë, shkak dyshohet një konflikt i vitit 2011 mes dy familjeve shqiptareFamiljarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të saj. Sipas njoftimit mortor, Saranda Azemi u varros sot, e premte, në ora 18:30, në fshatin Turuçicë, në lagjen e Azemëve.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, e premte, do të bëhet varrimi i më të dashurës sonë, Saranda Azemi”, thuhet në njoftimin e familjes.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Egzon Azemi i cili ka bërë te ditur se vajza në fjalë është vajza e axhes së tij.

NEWS  Jo më Ozempic? Shkencëtarët gati ilaçin kundër obezitetit, bëhet nga gjaku i pitonit dhe zvogëlon oreksin

Të Ngjashme