Lajme

I FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shqipëri.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike u regjistrua në orën 16:28 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 4 kilometra në jug të Elbasanit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin në disa zona të Shqipërisë së Mesme, përfshirë Tiranën dhe Elbasanin.

NEWS  Alketa Vejsiu shkakton furtunë me reagimin e saj për protestatDeri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Të Ngjashme