Lajme

I FUNDIT/ Lirohet Dritan Goxhaj, protestuesit e presin me brohoritje jashtë Komisariatit nr.1, rruga vijon të jetë e bllokuar

Tensionet para Kuvendit sot nga protestuesit, kanë çuar në shoqërimin e disa prej tyre.

Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit, i cili pas disa orësh i shoqëruar, është liruar më pas.

Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

See also  I fundit! Aksident me vdekje në vendAta janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë duke bllokuar këtë aks rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani.

Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në këtë pikë, dhe të nisë protesta dhe marshimi më herët seç ishte planifikuar.

See also  Gjyqi për ish-presidentin Meta, sot seanca e radhës në GJKKO! Të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuarPasi kanë qëndruar disa orë para Drejtorisë, ata kanë shkuar te Komisariati nr.1, ku po mbahen të shoqëruarit.

Të Ngjashme