Lajme

I gjenden substanca narkotike gjatë kontrollit të makinës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në automjetin e tij, te i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gramë kokainë si dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë / 28.04.2026 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollës në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gram kokainë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”

Të Ngjashme