Lajme

I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minuta më parë, por pa rezultat.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se ai vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, duke refuzuar çdo thirrje të policisë.

Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, ndërsa në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Operacioni vijon dhe zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore./Top Channel

Të Ngjashme