![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/12/i-ngeli-hatri-me-luiz-ejllin-kengetari-i-njohur-sqaron-deklaraten-e-tij_656cd6f8c258d.jpeg?resize=911%2C694&ssl=1)
Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, disa muaj më parë teksa ishte i ftuar në një intervistë, tregoi hapur zhgënjimin e tij për Luiz Ejllin, Yll Limanin dhe Fifin.
Pas publikimit të këngës së tij, “Vajzë shqiptare”, Lloshi tha: “Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin e kush, ata që i kam suportuar pafund: Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli. Luizi se ka parë fare, këta të dy po”.
Ndërsa sot, i ftuar në “E Diell”, Erik Lloshi sqaroi deklaratën e mësipërme, ku theksoi se hatërmbetja që ai ka me këta tre këngëtarë, nuk është personale por vetëm profesionale, pasi siç thotë Eriku, çdo artist ka nevojë për mbështetjen e kolegut.
I pyetur nëse ka patur ndonjë reagim nga këta këngëtarë për deklaratën e tij, Lloshi u përgjigj shkurt, “Jo”.
lokimagazine