Lajme

“I pashantazhuar…”, Familja e Haki Imerit: Ky është kryeministri që e meriton Kosova edhe për disa mandate

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar publikisht me një mesazh mbështetës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklaratë të shpërndarë për publikun, ata kanë vlerësuar lidershipin e Kurtit, duke theksuar se ai është figura që vendi ka nevojë për vazhdimësi në qeverisje.

“Miq,

Ky është kryeministri që e meriton Kosova edhe për disa mandate. I pashantazhuar, i ditur, i matur, mbrojtës i vlerave kombëtare dhe europiane”, thuhet në reagimin e familjes Imeri.

Deklarata vjen në një kohë kur skena politike në vend vazhdon të jetë dinamike, ndërsa mbështetjet publike nga figura apo familje të njohura shpesh ndikojnë në formësimin e opinionit publik.

Të Ngjashme