Lajme

“Ia vranë dhe dogjën babanë para syve”, rrëfimi mes lotësh i së bijës

Edona Kelmendi ka ndarë një rrëfim të detajuar për masakrën nga serbët, në fshatin Qyshk të Pejës, ku babai i saj, Besim Kelmendi, ishte ndër burrat e ndarë me forcë nga familjet dhe më pas i vrarë.

Ajo ka përshkruar momentin kur familjet janë ndarë me dhunë, ku fillimisht i vranë burrat e më pas i dogjën.

“Më kujtohet e kam pasë babin përballë dhe kur është përkul dhe na ka pa… ai shikim i tij nuk më hiqet kurrë,” ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, babai nuk kishte pranuar të largohej apo të linte familjen, duke qëndruar me ta deri në momentin e fundit, ku edhe ndodhi fatkeqësia me 14 maj të vitit 1999.

“Duhet me folë, duhet me trajtu çka kemi përjetu. Lufta është diçka që na prek përjetë,” ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje që historia të mos mohohet apo të përgënjeshtrohet.

Sipas saj, rrëfime të tilla janë të rëndësishme për brezat e rinj, në mënyrë që të kuptojnë realitetin e luftës dhe pasojat e saj njerëzore.

Të Ngjashme