Temat e sigurisë zënë vend të veçantë në emisionin Kosova Today.
Kësaj radhe me ekspertin e sigurisë Nuredin Ibishi, u diskutua për Samitin e NATO-së që u mbajt në Ankara të Turqisë.
Theks të veçantë iu dha mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë organizim kaq të madh.
Sipas Ibishit, pjesëmarrja e liderëve të vendit në këto ngjarje do të shtonte mundësinë dhe do të përshpejtonte anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.
