Lajmi se një futbollist nga Argjentina ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë për shifrën e 25 milionë eurove, ka shkaktuar komente të ndryshme.
Dashuria e futbollistëve për makinat e shtrenjta është e njohur, kur shumë prej tyre i blejnë thjesht për t’i koleksionuar.
Tashmë një rast i veçantë është ai i Mauro Icardit, i cili thuhet se ka shpenzuar shumën prej 25 milionë eurosh për ta bërë të tijën makinën më të shtrenjtë në botë.
Ajo është Rolls Royce Boat Tail, një makinë e ndërtuar me dorë, e pajisur me një motor V12 me një kapaciteat 5,75 litra dhe një fuqi prej 571 kuaj fuqi. Në fakt, pronari i parë i konfirmuar i kësaj makine ishte çifti Beyonce/ Jay Z, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe futbollisti argjentinas.
Nëse ky raportim nga mediat turke konfirmohet, Rolls Royce Boat Tail do të jetë makina më e shtrenjtë në koleksionin e Icardit. Vlen të theksohet se për këtë model nuk do të prodhohen më shumë se tre të tilla, gjë që mund të justifikojë edhe çmimin stratosferik prej 25 milionë euro./h.ll/abcnews.al