Lajme

Tensione pranë Kuvendit, FNSH përdor autobotin e ujit për të shpërndarë të rinjtë

Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar me përplasje dhe tensione në orët e mbrëmjes, pas një nisjeje të qetë gjatë ditës.

Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë një grup të vogël të rinjsh që qëndronin pranë godinës së Parlamentit. Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar me vrap, duke u shpërndarë në zonë.

Tensionet janë shtuar edhe pranë zonës së Kullave Binjake, ku efektivët e FNSH-së kanë tentuar të kapin një të ri, i cili ka arritur t’u largohet.

Ndërkohë, kongresmenja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez i është drejtuar qeverisë shqiptare me një thirrje për të ndaluar dhunën ndaj protestuesve dhe për të respektuar lirinë e shprehjes.

Të Ngjashme