Lajme

Identifikohet dhe një lokacion në Zubin Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Në Zubin Potok është identifikuar një lokacion ky dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Identifikimi i këtij lokacioni është bërë më 2 gusht në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Kalludër të Zubin Potokut, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia përmes një komunikate të përbashkët.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se sot, më 2 gusht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë behet e ditur se do të paraqitet kërkesë në Gjykatën Themelore në Mitrocicë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve tjera.

Në fshatin Kalludër të Vogël të Zubin Potokut javë e kaluar është indetikaur një lokacion ku dyshohet se mund të jetë varrezë masive.

Idetfikimi i saj është bërë pas arrestimit të dy të dyshuarëve serbë për krime lufte.

Ndërsa, të dielën është arrestuar edhe një person për këtë rast.

Nga gërmimet që janë duke u zhvilluar janë gjetur disa pjesë mortore.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.

Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme

 

Të Ngjashme