Lajme

IKSHPK-ja apelon për kujdes nga malaria: Mbrohuni nga pickimet e mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje.

IKSHPK-ja iu ka bërë apel qytetarëve që të informohen paraprakisht për rrezikun para udhëtimit dhe të marrin masa për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.

Instituti këshillon që personat që kanë qëndruar në zona me rrezik për malarie të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pas kthimit shfaqin simptoma si temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera apo vjellje.

IKSHPK-ja thekson rëndësinë e informimit, parandalimit dhe reagimit me kohë për një shëndet më të sigurt.

Të Ngjashme