ShowBizzz

Ilir Shaqiri mbështet studentët në Shkup: Gjuha shqipe më e shenjtë se shenjtëria

Një mbështetje e fuqishme dhe tejet emocionale ka ardhur nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, i cili është rreshtuar hapur në krah të studentëve shqiptarë për protestën e paralajmëruar në Shkup, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përmes një mesazhi që po bën xhiron e rrjetit, Shaqiri ka ngritur peshë zemrat e mijëra shqiptarëve duke deklaruar se gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar dhe një vlerë e patjetërsueshme që qëndron mbi gjithçka.

“Gjuha shqipe — identiteti themelor i kombit shqiptar; më e bukur se bukuria, më e dashur se dashuria, më e shenjtë se shenjtëria, më e shtrenjtë se vetë liria!” – ka shkruar ai, duke iu bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen rinisë studentore.

Të Ngjashme