Lajme

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Aplikimet për votim nga jashtë vendit për zgjedhjet e 7 qershorit kanë thyer rekordin e atyre të vitit 2021.

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare KQZ ka njoftuar se ka pranuar 142,803 aplikime, duke kaluar edhe zgjedhjet e vitit 2021, kur ishin regjistruar rreth 130 mijë aplikime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për përfundimin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe të dhënat preliminare nga ky proces.

“Në bazë të të dhënave preliminare, nga fillimi i këtij procesi, më 6 maj dhe deri në përfundim të tij, më 17 maj 2026, përmes platformës elektronike janë pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 7,325 të tjera janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim”, ka thënë Elezi.
Sipas Elezit, mënyra më e përzgjedhur për të votuar, është votimi përmes postës.

“Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855të tjerë për të dërguan pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai.

Të Ngjashme