Lajme

Intervistimi i Sami Lushtakut, deklarohet Prokuroria

Pas intervistimit në stacionin policor, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar në procedurë të rregullt.

Lirimin në procedurë të rregullt për Lushtakun e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Intervistimi i S.L. është kryer. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vazhdojnë”, tha zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni.

Lushtaku para mediave e vlerësoi këtë çështje si ‘’politikë’’ dhe se, sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dëshiron që ‘’përmes aksioneve të tilla të viktimizohet’’.

‘’Unë mendoj që krejt kjo që ka ndodh është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet. Në kushte normal unë nuk u dashtë me u intervistu fare, unë e thash edhe më herët që kjo është politikë. Albin Kurti don që përmes formave që ai ka zgjedh të viktimizohet dhe të përdor pushtetin për arsyet që ai din më së miri”, ka deklaruar ai.

Të Ngjashme