Analisti politik, Kujtim Zebica, ka deklaruar se prej kohësh dihej se para nga Serbia po hyjnë në Kosovë dhe po investohen te politikanë, media dhe analistë që, sipas tij, kundërshtojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zebica pretendoi se kësaj radhe investimi është bërë te Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, duke ngritur dyshime edhe për përfshirjen në listat zgjedhore të familjarëve të personave që ai i lidhi me Milan Radojiçiç.
Ai kritikoi, siç tha, mospërputhjen mes deklarimeve pro-SHBA dhe pranisë së këtyre emrave në listat zgjedhore.
Postimi i analistit Zebica:
Pra, doli në pah ajo që dihej prej kohësh. Paratë me thasë nga Serbia po hyjnë në Kosovë. Po investohen te politikanë, media dhe analistë kundërshtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Kësaj radhe, investimi u bë te LDK-ja dhe kandidatët e saj.
Gojën plot SHBA, ndërsa në listën për deputetë kanë familjarë të një personi të afërt me Radojiçiqin, kryerësin e aktit terrorist ndaj Kosovës dhe person në listën e zezë të SHBA-së. Qysh? 🙄
