Lajme

Irani do të sulmojë Europën Juglindore? Zbulohet skenari i frikshëm, në objektiv këto dy shtete

Irani po vlerëson skenarë për ta çuar luftën në Europë, nëse presidenti Donald Trump do të intensifikojë përplasjen. Është Finanancial Times që raporton diçka tillë, teksa citon burime Iraniane. Siç thuhet, Republika Islamike po konsideron goditjen e objektive amerikane në Europën Juglindore, ku gjendet edhe Shqipëria.

Burimi i cituar nga Financial times përmend Bullgarinë e cila muajin e kaluar aprovoi përdorimin e bazës ajrore të Bezmer për rifurnizimin në ajër të avionëve amerikane.. Po ashtu Qipro, ku gjendet një bazë ajrore britanike është goditur nga një dron në muaji mars, dhe mbetet mes shënjestrave të një raprezaljeje në rastin e një ofensive të re amerikane, sipas burimit iranian.

Fianancial Times raporton se Terherani po vlerëson edhe mundësinë e një sulmi ndaj kabllove nënujore të fibrave optike në Ngushticën e Hormuzit, nëse do të ketë përshkallëzim.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të shkonin shumë larg, Irani do të mbrohej me çdo kusht, duke e shtrirë veprimin e tij përtej rajonit dhe duke goditur edhe Evropën, “

Nuk ka vonuar reagimi i NATO-s që shprehet e gatshme të përballojë çdo kërcënim të mbrojtur aleatët.

“Siç është dëshmuar edhe këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s ka interceptuar me sukses, raketa balistike të drejtuara drejt Turqisë nga Irani, qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes është i fortë dhe efektiv. NATO është e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe do të bëjë gjithmonë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, deklaroi një zyrtar i aleancës. (A2 Televizion)

Të Ngjashme