Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ish-deputetja e Guxo, Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani në postimin e saj në Facebook, u shpreh se bashkëpunimi mes tyre është ndërtuar mbi vite virtyti, vizioni, vullneti dhe të vërtetë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.
Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.
Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.
Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.
