Lajme

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

E mërkura e gjeti në oborrin e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

E një lule, Sabrije Nimani, me dhimbje e la tek kjo karrige e zbrazur.

Në të, figuron emri i nënës së burrit të saj, Havës.

Kjo e fundit, është në mesin e 104 personave të pagjetur nga komuna e Mitrovicës së Jugut.

27 vite pas ngjarjeve tragjike, Sabrije Nimani thotë se shpresa po e mban të fortë.

“Shumë e rëndë e njëjta dhimbje nuk freskohet hiç deri sa të gjinden eshtrat e saj. Jemi të mërzitur shumë. Po mundohen, inshalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje ku janë e me i sjellë në vendin e vet, ne atëherë na lirohet pak a shumë dhimbja”, ka thënë Nimani.

Ditën e Bajramit të vitit 1999, me dhimbje e kujton edhe Rushit Fejzullahu.

Të Ngjashme