Familja Muhaxhiri në qytetin e Durrësit, banues në zonën e Sukthit, kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pritet që pasditen e kësaj të mërkure t’i japin lamtumirën e fundit djalit të tyre 15-vjeçar Alvit, i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Manzë.
Neësbomb.al mëson se familja Muhaxhiri përcjell sot për na banesën e fundit djalin e tyre të mitur, i cili u nda tragjikisht nga jeta si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga i cili humbi jetën dhe çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli.
Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.
Njoftimi mortor për Alvi Muhaxhirin:
Siç kemi raporuar dhe mëngjesin e sotëm, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Automjeti tip BMW, me të cilin udhëtonin pesë të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një strukturë betoni. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa automjeti është rrokullisur disa herë.
Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal për 3 të rinjtë po vijojnë, mësohet se ata po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio. Referuar dhe postimeve të ndara së fundmi në rrjet nga ana e artistit në fjalë, mësohet se ai reperi ka pasur një koncert mbrëmjen e djeshme në një nga klubet e natës në zonën e Gjirit të Lalzit.

