Lajme

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vr*t gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin … (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 36-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 27-vjeçare dhe kunatin 56-vjeçar, pasi dyshonte se mes tyre kishte një lidhje intime.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së martës, në zonën Yıldırım të Bursës.

Sipas mediave turke, 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht ka qëlluar tetë herë ndaj kunatit të tij, Yavuz Yılmaz, në mes të rrugës, duke e lënë të vdekur.

NEWS  Short për biletat në Poloni, FSHF jep njoftimin e rëndësishëmMë pas, autori është kthyer në banesën e tij, ku ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Canan, 27 vjeçe.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa në zonë është gjetur edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim.

Pas arrestimit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Matur dyshohet se ka deklaruar se besonte që gruaja e tij dhe kunati kishin një marrëdhënie intime.

NEWS  Ekzekutimi i Nikulajt/ ‘The SUN’: Familja kërkon t’i jepet fund gjakmarrjes, për vrasjen e tij u dhanë 1.7 mln paund“Ishte çështje nderi që t’i vrisja”, mësohet t’u ketë thënë ai efektivëve pas arrestimit.

Policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Bursa’da 36 yaşındaki inşaat işçisi, dedikodu meselesi nedeniyle 56 yaşındaki eniştesini ve 27 yaşındaki eşini silahla öldürdü.

“Namus meselesi, dosya namus meselesi.” pic.twitter.com/tsVuRbk7VX

— Pusholder (@pusholder) August 11, 2026

Të Ngjashme