Lajme

Ishte me pushime, burri pëson arrest kardiak, humb jetën gjatë transportimit për në spital (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke pushuar në bregdet.

Raportohet se 54-vjeçari, i identifikuar si Artan Pogoni, i cili mësohet se ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

NEWS  Alarm në Uashington, makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë!Mësohet se Pogoni ka mbërritur pa shenja jete në spital, ndërsa mjekët dyshojnë se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen.

Të Ngjashme