Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se në këtë proces zgjedhor nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se thotë se është propozuar dhe ka pasur mbështetjen e plotë nga dega e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Beqiri, përmes një reagimi publik, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët për përkrahjen, duke e cilësuar Degën e I-rë “Kodra e Trimave” si “bastion” të LDK-së dhe një degë me histori, rezultate dhe krenari.
Ai ka thënë se kjo degë është “unikе dhe e fuqishme”, .
Ai ka shprehur mbështetje për strukturat e saj në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se edhe pse nuk do të garojë për deputet, do të vazhdojë angazhimin dhe mobilizimin për fitore.
“Zemra ime rrah për Kodrën e Trimave, Prishtinën, LDK-në dhe Rugovizmin”, ka shkruar Beqiri, duke uruar suksese për degën, anëtarësinë dhe LDK-në, si dhe duke përmbyllur mesazhin me urim për Prishtinën dhe Kosovën.
