ShowBizzz

Ivana mbërrin në stadiumin e Dallasit, britanikët çmenden, i bëjnë foto

Tifozja më e famshme kroate, Ivana Knöll, mbërriti në stadiumin AT&T në Dallas përpara ndeshjes së Kupës së Botës Kroaci-Angli.

Siç ka bërë shumë herë më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe fotografëve dhe pozoi me të mbërritur, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast, ajo zgjodhi një kombinim të frymëzuar nga ngjyrat kroate – një korse me kuadrate të kuq e të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhins.

Ivana përshëndeti turmën me një buzëqeshje, pozoi në tribuna dhe tregoi se ishte gati për një mbrëmje tjetër tifozësh.

Pamja e saj nuk kaloi pa u vënë re. Sapo mbërriti në stadium, shumë tifozë dhe fotografë donin ta kapnin mbërritjen e saj. Ivana teksa mbërriti u dërgoi puthje kamerave dhe tregoi zemrën me duar.

Knöll është bërë një nga fytyrat më të njohura të tifozëve kroatë në botë vitet e fundit, dhe fotot e saj nga kampionatet botërore dhe evropiane bëjnë rregullisht xhiron e mediave ndërkombëtare. Dallas nuk bën përjashtim.

Të Ngjashme