Mbrëmja e sotme shënon finalen e spektaklit të njohur “Ferma VIP”, i cili është prezantuar nga Arbana Osmani. Pas javësh garë, publiku pritet të mësojë emrin e fituesit të këtij edicioni.
Një nga emrat më të përmendur si pretendente për çmimin e madh është poetja Mimoza Ahmeti. Interesimi për finalen ka qenë i lartë, ndërsa emocionet janë në kulm pak orë para përfundimit të spektaklit, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, Arbana Osmani ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shihet një trung lisi.
Moderatorja nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me postimin, duke e lënë fotografinë të flasë vetë në prag të natës finale.

