Vendi jonë do të mbetet në valën e të nxehtit afrikan deri në mesjavë. Meteorologia, Lajda Porja shprehet se 3 qarqet që do të “digjen” gjatë këtyre ditëve janë, Elbasani, Shkodra dhe Berati.
Moti do të freskohet nga dita e enjte me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë celcius.
“Parashikohet që Shqipëria të mbetet në valën e të nxehtit afrikan, ndonëse në periferi, duke bërë që nga dita e sotme deri të enjten, moti do të jetë i nxehtë.
Temperatura shumë të larta na presin në 3 qarqe, Shkodër, Elbasan dhe Berat, ku temperaturat do të shkojnë 40 gradë dhe pak mbi 40.
Sa i përket pjesës së dytë të javës, që nga e enjte, kemi një tërheqje të valës, duke bërë që e enjte dhe e premtja të jenë të freskëta madje do të kemi temperatura deri në 35 gradë si edhe prezencë të reshjeve, ndonëse më të fokusuara do të jenë në zonat malore” tha Porja.