Lajme

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë.

Kjo pritet të jetë hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Jakup Krasniqi ndodhet në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të Ngjashme