Lajme

“Janë lodhë ‘mashqit’”, Krasniqi i ashpër me opozitën: S’po munden më të fusin duart në thes të shtetit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, duke i akuzuar për qasje të papërgjegjshme dhe përplasje të vazhdueshme me interesat e qytetarëve.

Sipas Krasniqit, që nga viti 2021, opozita është në vështirësi për të ushtruar ndikimin e saj në institucionet shtetërore, duke shtuar se “janë lodhur sepse nuk po munden më të fusin duart në thes të shtetit”.

Në postimin e tij në Facebook, Krasniqi akuzoi opozitën se është në hasmëri jo vetëm me qytetarët brenda vendit, por edhe me mërgatën, e cila sipas tij ka luajtur rol të rëndësishëm në proceset demokratike.

Postim i plotë:

U janë lodhë ‘mashqit’ sepse që nga 2021 nuk po munden me i fut duart në thes të shtetit.

Andaj, opozita fyen dhe është në hasmëri me qytetarët dhe sidomos me mërgatën, por jo me Beogradin që ua bënte votat për qeveri përmes Listës Serbe të cilës këta i jepnin hise në qeveri dhe në mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të Ngjashme