Çifti i njohur, Luiz-Kiara, të krijuar në “Big Brother VIP” janë padyshim në qendër të vëmendjes dhe çdo veprim i tyre krijon kuriozitet te publiku.
Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të Kiara Titos.
Ajo vendosi ti japë fund zërave në rrjet ku është thënë se ka një krizë mes saj dhe Luizit.
Moderatorja publikoi një foto krah Luizit në rrjetin social, Instagram, ku shkroi:
“U ndamë sërish”, duke ironizuar lajmet për ndarje.