ShowBizzz

Janë ndarë? Kjo foto tregon atë që po ndodh mes Getoarit dhe Marinës

Një nga temat që është përfolur gjithashtu kohët e fundit në median rozë është edhe ndarja e aluduar mes çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Shkak për këtë u bë një story e postuar nga reperi që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Ai postoi një thënie të Dritëro Agollit e cila futi në dilemë fansat e tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë “mbahu” Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: “Më rrahu“

Ndërsa nga ana tjetër Marina po kalonte më shumë kohë me motrën e saj Luana Vjollca, duke mos postuar foto me bashkëshortin e saj, gjë që i shtoi më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.

Mirëpo, kjo foto tregon krejtësisht të kundërtën. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre. Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil.

Kujtojmë gjithashtu se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.



lokimagazine

Të Ngjashme