Avokati, Arbër Jashari ka thënë se përndjekka e qytetarëve serbë, ndëshkimet e largimet nga puna nga eksponentë të Listës Serbe janë të papranueshme.
Ai ka thënë se qytetarëve serbë duhet tu garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin politik pa frikë dhe pa presione.
“Lajmet e fundit për përndjekje, shkarkime nga puna dhe ndëshkime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, nga eksponentë te Listes Serbe, e përkrahur nga Beogradi, vetëm pse guxojnë të mbështesin subjekte të tjera politike serbe, janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve serbë t’u garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm, pa frikë dhe pa presion. Integriteti i zgjedhjeve duhet të mbrohet dhe të garantohet në çdo rrethanë. Ndikimi në përcaktimin e lirë të votuesve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Shantazhuesit, manipuluesit dhe mbjellësit e frikës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk mund të ketë demokraci të plotë pa demokratizimin e çdo komuniteti në Kosovë. Pluralizmi politik brenda komuniteteve është i domosdoshëm dhe duhet të mbrohet e garantohet”, ka shkruar ai në Facebook.
