ShowBizzz

Jori Delli thotë me shaka se është në një lidhje me Noizyn dhe se do të martohen

Modelja e njohur, Jori Delli, mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 2.

Bukuroshja, e rritur në Itali, tashmë po vijon qëndrimin në Shqipëri duke punuar në projekte të reja.

Ajo së fundmi është parë në shoqëri të reperit Noizy, ku thuhet se do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të tij.

TS Poll - Loading poll ...

E ftuar në “Më lër të flas”, modelja ka folur për marrëdhënien me Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt).

Zeshkania me shaka thotë se është në lidhje me të dhe se do të martohen së shpejti.

“Po në një lidhje, do martohemi. Do e bëjmë dasmën në Vlorë. Do vini ju tek dasma? Do ftoj të gjithë tek dasma”, u shpreh Delli.

Jori përndryshe është komentuar për çiltërsinë dhe pozitivitetin që ka përcjell brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.