ShowBizzz

Videoja emocionuese/ Nevina Shtylla ndan lajmin e ëmbël: është në pritje të fëmijës së parë

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja e Top Channel, Nevina Shtylla, shfaqet me një fustan të bardhë veror dhe zbulon lajmin e veçantë që kishte mbajtur të fshehtë.

Ajo ka bërë të ditur se po pret fëmijën e saj të parë, duke e ndarë këtë moment të rëndësishëm me shumë dashuri me ndjekësit.

Të lidhura

None found

Prezantuesja ka folur edhe më herët për marrëdhënien dhe romancën e bukur me partnerin e saj, ndërsa lidhjen duket se ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe publikut.

Videoja është pritur me shumë emocione, ndërsa ndjekësit i kanë përcjellë urimet e tyre përmes komenteve të shumta.

Të Ngjashme