ShowBizzz

Shokuese: Ja çfarë kërkuan mjekët në ChatGPT në momentin kur Mazonakis humbi jetën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi për vdekjen e Giorgos Mazonakis, pasi autoritetet greke kanë nisur analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara në qendrën mjekësore ku këngëtari pësoi arrest kardiak.

Sipas një raportimi të “Protothema”, nga të dhënat dixhitale rezulton se, ndërsa Mazonakis ndodhej ende në ambientet e qendrës dhe po zhvillohej situata emergjente, dikush ka përdorur ChatGPT për të kërkuar informacione se çfarë duhej bërë për të rikthyer një pacient në jetë.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se kush e kreu kërkimin, në çfarë ore, cili ishte formulimi i saktë i pyetjes dhe çfarë përgjigjeje u mor. Po ashtu, mbetet për t’u sqaruar nëse kërkimi përkon në kohë me momentin kur këngëtari pësoi arrestin kardiak.

Një tjetër element që po shqyrtohet është një fotografi e gjetur gjatë analizimit të telefonit të njërës prej mjekeve. Sipas të njëjtit burim, fotografia, e cila ishte fshirë nga pajisja, shfaqte Mazonakis të shtrirë në shtratin ku kryhej plazmafereza. Autoritetet po verifikojnë kur është realizuar imazhi dhe nëse i përket pikërisht ditës kur këngëtari humbi jetën.

Hetimi dixhital ka ngritur pikëpyetje edhe për të dhënat e ruajtura në qendrën mjekësore. Sipas “Protothema”, po hetohet nëse janë fshirë gjurmë elektronike që lidhen me praninë dhe takimet e Mazonakis në këtë ambient. Këto elemente po krahasohen me pamjet e kamerave dhe dëshmitë e personave të përfshirë.

Ndërkohë, dy mjekët e përfshirë në çështje po përballen me procedurën penale.

Të Ngjashme