ShowBizzz

Ju kujtohet? Këngën e re të Semit e kemi dëgjuar një vit më parë nga Yll Limani (Video)

Një vit më parë, Yll Limani publikoi në TikTok-un e tij një video ku dëgjohej demo-ja e një kënge të cilën e kishte shkruar në prill të vitit 2021.

Menjëherë përmes komenteve fansat i kërkuan artistit të publikonte versionin e plotë të këngës, por kjo gjë nuk ndodhi. Deri dje.

TS Poll - Loading poll ...

Pas një viti, vargjet “sa për mu n’autostradë n’vija t’plota tejkalo…”, na erdhën nën vokalin e Semi Jaupajt.

E titulluar “Autostradë”, ditën e djeshme artistja publikoi këngën e saj më të re, të shoqëruar me videoklip, e bëhet fjalë pikërisht për demon e Yllit.

Duke parë të dyja versionet, nga të dy artistët, do të donim që këtë këngën ta dëgjonim edhe në bashkpunim mes Yllit dhe Semit.