![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/ju-qe-e-keni-zakon-te-kercisni-gishtat-duhet-me-patjeter-te-lexoni-kete_64770adfb9339.png?resize=928%2C463&ssl=1)
Nga gishtat e dorës, të këmbës e deri te qafa, të gjithë e njohim një “kërcitës”. Shumë prej tyre që e kanë këtë ves, e kanë dëgjuar atë legjendën se kërcitja e shpeshtë e këtyre nyjeve shkakton artrit. Por a janë ato të vërteta?
Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.
Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.
Por a është kjo e dëmshme për nyjet? Sipas mjekëve nuk është sepse nuk ka asnjë provë që të mund ta vërtetojë këtë. Kërcitja e vazhdueshme e nyjeve mund të bëjë që ato pas disa kohësh të kërcasin më thjeshtë, por kjo nuk ka lidhje me artritin apo ndonjë sëmundje tjetër.