LifeStyle

Kafe Shqeto – ‘Sezoni më i kritikuar i BBV’, Gazetarja: Produksioni dështoi të krijojë rrethana që nxjerrin në pah natyrën njerëzore

Edicioni i fundit i reality show-t Big Brother është vënë në qendër të kritikave të ashpra, duke u cilësuar si “realizimi më i keq” i këtij formati deri më tani. 

Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ gazetarja Dasara Karaiskaj  ka analizuar dështimin e këtij sezoni, duke theksuar se interesi i saj për programin nuk buron nga gazetaria e showbiz-it, por nga kurioziteti për të parë formatin si një fenomen social.

Sipas analizës së saj, Big Brother ka potencialin të jetë një eksperiment që tregon se si njeriu është “produkt i rrethanave” dhe si ndryshon sjellja e tij në kushte të caktuara.

Megjithatë, ky edicion dështoi plotësisht në këtë aspekt. Produksioni nuk arriti të krijonte rrethana dhe dinamika të reja që do të vinin në provë konkurrentët.

Në vend të kësaj, publiku pa vetëm personazhe që “rriheshin, ziheshin e griheshin” pa asnjë evoluim të situatës.

Një nga pikat më të dobëta të këtij sezoni ishte kasti i personazheve. U theksua se një produksion “ nuk do të duhej të lejonte që ky edicion të zhvillohej pa figura të njohura si Stine apo Erik Lloshi, pavarësisht performancës së tyre.

Përfshirja e emrave thuajse të panjohur për publikun e gjerë, si Rogerti e zbehu ndjeshëm interesin dhe cilësinë e formatit.

Në mungesë të një loje të mirëfilltë dhe sfidave psikologjike, e vetmja dinamikë që spikati ishte ajo e “krevatit”.

Kjo situatë u cilësua si një element i pashëndetshëm për t’u transmetuar te publiku, duke e kthyer një format me potencial në një shfaqje monotone dhe pa përmbajtje. 

Deklarata e plotë:

“Big Brotheri më ka tërhequr si fenomen mua. Më tërheq si fenomen se më shumë sesa me showbizin, të paktën nga pikëpamja personale ose si gazetare, duke pasur një interes, po ky kurioziteti për reality show-t është në të gjithë botën, s’është vetëm këtu, si si koncept reality show, jo këto terma megaloman, shtëpia më e famshme e ça janë këto në shqip.

Edhe kështu, edhe nuk është çështja e famshme ose e pafamshme, është fakti që disa fenomene, disa personazhe rrinë brenda ose dhe jo, kur ka qenë me me njerëz normalë ë? Rrinë brenda në një, në kushte të tjera dhe të nxjerrin në pah, një, një person tjetër në rrethana të tjera, sepse unë mendoj që njeriu është produkt i rrethanave i dashur Flavio, domethënë.

Kështu që në rrethana të caktuara vendosen ca njerëz, VIP-a ose jo, në këtë rast tani kanë filluar me VIP-at, edhe prandaj më tërheq, jo nga konteksti i showbizit. 

Ishte një realizim i keq këtë vit. Më i keqi, për mendimin tim ishte realizimi më i keq që është bërë i këtij, këtij formati.

Për arsyet nuk do merrem se nuk kanë shumë rëndësi, por unë mendoj që me dy pare mend, ai produksioni ose, ku di unë, ata njerëzit që punojnë, nuk duhet të lejonin që ky Big Brother të bëhej pa Stinen, që ky Big Brother të bëhej pa Erik Lloshin, sido që të ishte performanca e Erik Lloshit aty brenda, edhe të bëhej me Rogertin apo ku di unë, me një Haruni, si e kishte emrin ai, e sa emra që nuk i njohim fare, domethënë nuk e dimë fare se kush janë. Kështu që fillon që këtu problemi këtë vit.

Mbas këtij problemi ndodhën, ndodhi pastaj dhe ajo dinamika e krevatit, që ishte çudi më vete. Megjithatë që mbeti e vetmja dinamikë, që për mua nuk është e shëndetshme për publikun”.

Të Ngjashme