Nga 2 deri më 12 maj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 23 parti politike kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për deputet.
Prej tyre, 18 janë parti politike, tri koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Kjo bëri që në terësi, numri i kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit, të shkojë në 917.
E prej tyre sipas KQZ-së, 603 janë burra ndërsa 314 gra.
Emrat e kandidateve të gjinisë femërore, u panë në listat e katër partivë më të mëdha shqiptare në Kosovë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, prej 110 kandidatëve, 39 janë gra.
E katër prej tyre, janë në top 10shen e partisë.
Numrin 3 e mbanë Donika Gërvalla, dy më lart është Albulena Haxhiu, kurse 8 Mimoza Kusari Lilën dhe 10-shen e përmbyllë Shqipe Selimi.
Por numër më të vogël në përfaqësim gratë kanë në Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në listën e LDK-së, u prezantuan 72 burra dhe 38 gra.
Por ndryshe nga partia e parë, LDK gjysmën e vendeve në 10-shën e parë, ua rezervoi grave kandidate.
Madje edhe bartja e listës iu besua Vjosa Osmanit.
Pas saj, numrin katër e ka Doarsa Kica Xhelili, dy numra më poshtë ndodhet Jehona Lushaku Sadriu, kurse numër 7 dhe 9-të ndodhen Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci.
Numër ende më të vogël të përfaqësimit të grave ka Partia Demokratike e Kosovës, me 37.
Vlora Citaku Besa Kabashi Ramaj dhe Sala Jashari janë tri kandidatet për deputete të gjinisë femërore, që ndodhën brenda 10shën e parë të PDK-së.
Si PDK-ja, të njëjtin numër të përfaqësimit e kanë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
37 gra të përfshira gjithsej në listë.
Prej tyre, tri në 10shen e parë, Time Kadriaj, Albanë Bytyqi dhe Diellza Kukaj.
Ndërsa sipas KQZ-së, katër parti politike, të cilat më herët kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
