Lajme

“Kanë nxjerë armët”/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Altin Dumani prokurori më i kërcënuar në Shqipëri!

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se hetuesit e SPAK janë nën kërcënime të vazhdueshme për jetën.

Gjatë një interviste në studion e Euronews Albania, Karamuço tha se prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani, për shkak të dosjeve të rëndësishme që është duke hetuar.

Për këtë arsyes sipas tij, është prokurori të cilit i janë vënë në dispozicion më shumë roje për mbrojtje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve të tij.

“Janë një trupë që përballet çdo ditë me kërcënime, mbani mend kemi pasur deri përplasje duke nxjerrë armët e zjarrit siç ka ndodhur në Fier por edhe raste të tjera që nuk janë bërë publike edhe në Tiranë edhe në Durrës.

Prokurori sot më i kërcënuar nga ana e krimit të organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani për shkak të çështjeve që ka dhe numrit të madh të rojeve që i janë vënë në dispozicion.

Është parë e udhës të jetë i mbrojtur për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i janë bërë për vete dhe familjes. Ka një strukturë të posaçme që vlerëson riskun dhe nga ajo është konstatuar që duhet të ketë masa konkrete sidomos ndaj këtij prokurori”, tha Karamuço.

Të Ngjashme