Lajme

Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

Rreth orës 14:30, një shtetas, i cili dyshohet se ka qenë pasagjer në një automjet taksi që qarkullonte në aksin rrugor “Tiranë–Elbasan”, ka kryer një veprim kriminal ndaj drejtuesit të mjetit.

Sipas të dhënave paraprake, ai e ka kanosur shoferin me një mjet prerës dhe më pas i ka marrë me forcë një shumë parash si dhe një varëse që ndodhej në posedim të tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar veprimet operacionale për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të strukturave policore, personi i dyshuar është lokalizuar në një kohë të shkurtër, është neutralizuar dhe aktualisht po shoqërohet në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mbledhjen e provave përkatëse. Në përfundim të veprimeve procedurale dhe hetimore, Policia do të japë një njoftim të plotë dhe të detajuar për rastin.

Të Ngjashme