ShowBizzz

Kaq vite jetë mbushi sot Beatrix Ramosaj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të.

Në këtë përvjetor, ajo ka ndarë me ndjekësit një mesazh mjaft prekës dhe plot mirënjohje për këtë vit të ri të jetës, duke vënë theksin te gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Beatrix ka treguar se nëse do të kishte vetëm një dëshirë për këtë ditëlindje, ajo tashmë i është realizuar. “Këtë vit zgjedh paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën të bukur. Nëse do të kisha një dëshirë për ditëlindje, ajo tashmë është plotësuar”, ka shkruar artistja, duke u shprehur se nuk kërkon asgjë më shumë sesa të jetë pranë njerëzve të saj të shtrenjtë, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Pas këtij dedikimi fshihet një triumf i madh familjar. Dëshira e madhe e realizuar për të cilën flet Beatrix lidhet pikërisht me nënën e saj, Antigonën, e cila gjatë këtij viti ka fituar betejën e vështirë me kancerin dhe është shëruar plotësisht. Ky lajm ka bërë që festa e këtij viti të jetë më kuptimplotë se kurrë për familjen e tyre.

Nuk ka munguar as urimi i ngrohtë i vetë Antigonës në hapësirën e komenteve, e cila e quan të bijën “zemra e mamit” dhe i uron të bëhet 100 vjeçe e lumtur. Për artisten, ky kapitull i ri ka nisur me zemrën plot dhe me dhuratën më të shtrenjtë që mund t’i falte jeta: shëndetin e personit më të rëndësishëm për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X 🧿 (@beatrixramosaj) 

 

Të Ngjashme