ShowBizzz

Kardashian-et u ndjenë të rrezikuara, gjykata merr urdhër mbrojtës ndaj një përndjekësi

Familjes Kardashian iu dha një urdhër kufizues njëvjeçar kundër një burri, për të cilin thonë se po i trembte dhe që përbënte një rrezik serioz.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, një gjyqtar urdhëroi një urdhër mbrojtjeje 3-vjeçar kundër Kyle Robert DeWick, një burrë nga Kolorado, që Kris Jenner më parë e përshkroi si një “përndjekës” pa “asnjë lidhje” me të ose familjen e saj.

Urdhri mbron Kylie, Kendall, Kim, Khloé dhe Kourtney , Rob dhe Kris… dhe thotë se DeWick duhet të qëndrojë të paktën 100 metra larg tyre. Ai gjithashtu nuk duhet të ketë asnjë kontakt, fizik, dixhital, telefonik apo të zakonshëm, me asnjë anëtar të familjes.

Një urdhër i përkohshëm kufizues u dha në fund të majit dhe tani është zgjatur për disa vite.

Në një deklaratë të betuar, Kris më parë tha se personeli i sigurisë e informoi atë se DeWick u vu në radarin e familjes për herë të parë në vitin 2021, pasi dyshohet se kishte bërë vizita të përsëritura në rezidencën e Kylie-t.

Të Ngjashme