Karkalecat “pushojnë” Tiranën: A janë helmuese dhe çfarë të bëni nëse ju pickojnë

Nëse jetoni në Tiranë, patjetër këto ditë do jeni përballur me një karkalec toke. Duket se së fundmi, këto insekte kanë pushuar kryeqytetin.

Pse janë shfaqur kaq shumë karkaleca?

Klima është ajo që i favorizon. Karkalecat duan klime të thatë dhe të ngrohtë. Kjo u jep insekteve shumë kohë për të ngrënë, për t’u çiftuar dhe për të hedhur shumë vezë. Një karkalec femër mund të lëshojë më shumë se 1000 vezë. Duke qenë se vera e kauar ka qenë e thtë, ky shpërthim i tyre pritej të ndodhte.

A janë karkalecat helmuese?

Karkalecat nuk kanë helm dhe, për rrjedhojë, nuk janë helmuese. Pra, edhe nëse një karkalec pickon një njeri, nuk do të kishte një efekt të qëndrueshëm si pickimi i bletës. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar nëse pickoheni nga ta.

Çfarë duhet të bëni nëse pickoheni nga një karkalec

Ndonëse pickimi i karkalecit nuk ka gjasa dhe nuk duhet të shkaktojë ndonjë dëm të qëndrueshëm, ai mund të jetë i dhimbshëm, veçanërisht nga një karkalec i madh. Hiqni çdo mbetje që mund të ketë mbetur nga pickimi.

Ja çfarë të bëni:

-Pastroni mirë zonën e prekur me sapun dhe ujë.

-Aplikoni një pako akulli në zonë nëse pickimi është i fryrë. Nëse pickimi ju kruhet, mund të aplikoni locion kundër kruajtjes. Ilaçet kundër dhimbjeve pa recetë, si ibuprofeni, mund të ndihmojnë në largimin e dhimbjes.

-Mos e kruani zonën e pickuar. Nëse e kruani mund të merrni infekson.

-Nëse benda pak ditës e keni zonën sërish keq, shkoni te mjeku./albeu.com


Related Articles

Back to top button