Lajme

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, ka komentuar reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ku partia e tij, SNS, është përballur me humbje.

Në një intervistë për televizionin N1 në gjuhën kroate, Kandiç foli për mesazhet e Vuçiqit pas rezultatit zgjedhor, raportin e tij me lëvizjen studentore, si dhe përpjekjet për mobilizimin e mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Ajo vlerësoi se reagimet e presidentit serb pas zgjedhjeve pasqyrojnë qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike në vend, duke e përshkruar zemërimin e tij si shprehje të një radikali të pafuqishëm dhe të humbur.

Të Ngjashme