Lajme

Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia ua ndalon vozitjen deri në 9 muaj

Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër drejtues automjetesh dhe i kanë testuar me alkooltest.

Rezultatet kanë treguar se njëri nga shoferët kishte 1.73 promilë alkool në gjak, ndërsa të tjerët rezultuan me 1.44, 1.19 dhe 0.63 promilë, transmeton Klankosova.tv.

Për këto kundërvajtje, shoferët janë dënuar me gjoba nga 200 deri në 400 euro, dy ose tri pikë negative, si dhe ndalesa për drejtimin e automjeteve nga tre deri në nëntë muaj.

Të Ngjashme