Një në këtë martë, dy të tjera javën e kaluar, dhe krejt e para në mars të këtij viti.
Këto të katërta janë shtatzëni të konfirmuara me metodën IVF në sektorin publik, në klinikën e Gjinekologjisë.
Klan Kosova ekskluzivisht nga burimet e saj mëson se pacientja e fundit është 35-vjeçare, shtatzënë për herë të dytë, veç se ndryshe nga IVF i parë që e kishte bërë në spital privat, të dytën zgjodhi ta bëjë në sektorin publik.
Nga Gjinekologjia thanë se rezultatet e tilla pozitive do të jenë në vazhdimësi saqë sipas tyre, kjo do të shndërrohet në rutinë të punës.
Ky shërbim për çiftet është falas për dy procedurat e para, ndërsa pas herës së dytë paguhet një shumë simbolike krahasuar me mijëra euro që kushton në sektorin privat dhe jashtë vendit.
Më shumë detaje gjeni në kronikën në vijim:
