Një grua me shtetësi të huaj është arrestua në Ferizaj për mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Sipas Policisë së Kosovës ajo është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës, e cila fillimisht ishte paraqitur në polici në cilësinë e ankueses.
Ajo sipas PK-së duke falsfikuar dokumente me ndihëm e një noteri jashtë vendit ka arritur të shesë pronat e xhaxhait të saj , ku në dy raste ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
“E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses dhe me të përfunduar procedurat për rastin në të cilin ajo kishte bërë ankesë, hetuesit e Policisë së Kosovës të njëjtën e kanë intervistuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës për rastin e regjistruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ku e njëjta duke përdorur dokument të falsifikuar/autorizimin të siguruar tek një Noter jashtë Republikës së Kosovës, e këtë e ka arritur duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj e me fotografi të tij (personit të panjohur) kinse i njëjti e kishte autorizuar që e dyshuara ti shes pronat e ankuesit që i ka në Republikën e Kosovës, e dyshuara disa herë ka provuar të shes parcelat që kanë qenë në emër të xhaxhait të sajë (ankuesit) dhe në dy raste ka arritur edhe të shesë pronat,(në rastin e fundit kishte arritur ta shesë një parcelë në vlerë rreth 150,000.00 euro)”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i Rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimit e të dyshuarës për 48 orë .
